Jeta Osh Qef
Home

Audio-përgjimi me Agron Xhafën/ Arrestohet në Kosovë “Babalja”
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11/10/2018 17:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Albert Veliu, ose i njohur ndryshe për publikun si “Dëshmitari X” në dosjen e bujshme që trazoi politikën shqiptare, “Babalja”, është vënë në pranga pasditen e sotme nga Policia e Kosovës.

Veliu ishte shpallur në kërkim pas publikimit të audio-përgjimit të supozuar të tij dhe vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafën ku bisedonte për pazare droge.

Ai akuzohet për ‘kallëzim të rremë’ në bashkëpunim dhe “kalim të paligjshëm të kufirit”.