Jeta Osh Qef
Home

“100 mijë euro në dorë”/ “Babalja” u vu në pranga në qendrën e azilit në Kosovë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11/10/2018 18:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Albert Veliu i njohur ndryshe edhe si “Dëshmitari X” në dosjen “Babalja”, çështje që tronditi politikën shqiptare u vu në pranga ditën e sotme nga Policia e Kosovës për llogari të autoriteteve shqiptare.

Lajmi u konfirmua nga Policia e shtetit Shqiptar.

Mediat në shtetin fqinj, raportojnë se Veliu u vu në pranga në qendrën e azilit në Prishtinë dhe u dërgua në paraburgimin.

Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi për të masën e sigurisë “Arrest në burg” për akuzën “Kallëzimi i rremë” kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i Paligjshëm i Kufirit”.

Gjatë ditës së sotme u mor edhe dëshmia e Fredi Alizotit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku ai deklaroi se Veliu i kishte premtuar 100 mijë euro nëse shtirej si vëllai i ministrit të Brendshëm, Agron Xhafa.

Një video e dytë e publikuar nga PD trazoi sërish ujërat, pasi Alizoti shfaqej duke biseduar me një person të panjohur më parë mbi implikimin në çështje të Drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe deputetin e PS Taulant Balla.