Jeta Osh Qef
Home

“Dashuria kalon nga stomaku”, çifti i lumtur që i bashkoi dashuria për ushqimin dhe tulet
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/10/2018 18:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një çift ka vërtetuar shprehjen e vjetër se dashuria kalon nga stomaku pasi ishte pikërisht dashuria që kanë për ushqimin ajo që i bashkoi.

Modelja 23-vjeçare, për peshat e mëdha, e quajtur Rosie dhe 25-vjeçari Jeff janë takuar në një sajt në internet dhe , sipas tyre, u tërhoqën menjëherë ndaj pamjes së njëri tjetrit.

Dyshja thotë se marrëdhënia e tyre është në periudhën më të mirë të mundshme seksuale falë seancave të ushqyerjes që ata bëjnë së bashku.

Çifti praktikon “feederizmin”, i njohur gjithashtu si “feedism”- një "fetish" që përfshin të ushqyerit e partnerit me sasi të mëdha të ushqimit.

Ata gjithashtu i ka gëzuar shumë shtimi në peshë i Rosie, pasi Jeff thotë se është më shumë i tërhequr ndaj femrave të “mëdha”.

26 vjeçarja thotë se i dashuri i saj Jeff e bën shumë të lumtur pasi e ka ndihmuar që të ndihet mirë dhe të fitojë më shumë vetëbesim, pavarësisht përmasave të saj.

Në një ditë të zakonshme, Rosie dhe Jeff ushqehen me një mëngjes të madh të gatuar ose tost me avokado, kos, muffins ose pasta. Për drekë, Rosie zakonisht porosit dhe në darkë u pëlqen që të gatuajnë receta të reja në shtëpi.