Jeta Osh Qef
Home

Kush është ish-kryetari i PS në Mat që vrau 3 persona me automatik pas sherrit?
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11/10/2018 18:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë u shënua paraditen e sotme në fshatin Shëlli të Matit, ku 3 persona mbetën të vdekur ndërsa një i katërt është plagosur rëndë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 dhe autori i dyshuar i ngjarjes rezulton të jetë Kujtim Koxha.

51-vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt 4 personave, në një lokal.

Për pasojë, humbën jetën Mentor HoxhaErzen Alija dhe Hamit Buçi.

Sipas dyshimeve paraprake, autori i dyshuar Koxha ishte konfliktuar me punonjësit e bashkisë në një lokal të zonës dhe më pas ishte larguar.

Ai ishte rikthyer me një armë tip automatik në dorë dhe ka qëlluar drejt tyre.

51-vjeçari ka mbajtur postin e kryetarit të PS në Shëlli të Mati deri në muajin Janar.

Në muajin janar të ketij viti, ai është shkarkuar dhe tashmë kryetar i PS në Shëlli është Shefki Pupla.

Koxha, i cili sipas raportimeve mësohet se ka qenë edhe kryeplak i këtij fshati, mësohet se ka pasur dhe më herët konflikt me punonjësit e Bashkisë, dhe ka gjetur pikërisht momentin kur ata kanë qenë duke drekuar për t’i qëlluar.

Ai u arrestua pak orë pasi kreu krimin e rëndë.