Jeta Osh Qef
Home

Nga shkolla hidhen në rrugë, nxënësit rrezikojnë jetën
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 12/10/2018 14:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Këmbësorë e makina ecin në të njëjtën rrugë. Kjo “harmoni” gjendet në Bulqizë, më saktë në aksin pranë shkollës në Fushë-Bulqizë, ku fëmijët përveç çantave, mbajnë mbi supe edhe frikën se mos makinat i shtypin nga momenti në moment.

Sapo dalin nga rrethimi i shkollës, fëmijët gjenden në rrugën e makinës dhe për fat të keq duhet të ecin ca metra të mira përgjatë saj.

Më të shqetësuarit për këtë fat të fëmijëve të tyre janë prindërit, të cilët kërkojnë me dëshpërim ndërhyrjen e shtetit për zgjidhjen e këtij problemi.

Ndërsa vetë nxënësit thonë se janë të frikësuar sa herë e kalojnë këtë rrugë.

Në një kronikë për Top Channel, prindërit sugjerojnë që të hapet një tjetër rrugë vetëm për këmbësorët që të mund të përdoret nga nxënësit e shkollës.