Jeta Osh Qef
Home

“Gjaku thërret për të djegur shqiptarin”/ Degjeneron në thirrje raciste ceremonia mortore për Kaçifasin
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08/11/2018 14:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Cermonia mortore për Kostandinos Kaçifas, i cili u vra pak ditë më parë nga RENEA, në fshatin Bularat të Gjirokastrës, ka degjeneruar në thirrje nacionaliste.

Grekët e shumtë, të cilën po përcillnin arkivolin e Kaçifas drejt kishës, kanë shpërthyer në thirrje raciste ndaj shqiptarëve.

“Gjaku na thërret për të djegur shqiptarin”, ishte një prej thirrjet nacionaliste të përdorura nga ekstremistët grekë.

Gjithashtu gjatë ceremonisë është kënduar edhe himni grek. Këta të fundit nuk kanë kursyer as mediat, të cilët i kanë etiketuar si të poshtër.

Në Bularat në këto momente nuk ka mbetur asgjë shqiptare, pasi i gjithë fshati është rrethuar me flamuj grek.

Disa nga thirrjet e përdorura:

Maqedonia është Greqi”
Vorio Epiri është grek”
Gjaku na thërret për të djegur shqiptarin”
Gazetarë të poshtër”
Zjarr kundër qenve shqiptarë”