Jeta Osh Qef
Home

“Po na vrasin dita-ditës!”
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08/11/2018 14:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nga ANONIM të lutem!

Po na vrasin dita ditës! Po na vrasin kriminelët, po na vrasin taksat, po na vret drejtësia, po na vret ushqimi!

Shqipëria po plaket. Rinia po largohet nga këta njerëz të ligj! Ndihem i poshtuar nga këta njerëz që po na vrasin çdo ditë!

S’kanë mëshirë për moshën e thyer, s’kanë mëshirë për familje, s’kanë mëshirë për fëmijë sado të vegjël janë ata, se po i vrasin me taksa, me ushqime kancerogjene.

Po na vrasin me kriminelë! A thua mos këta njerëz janë specie aliene që ndoshta s’kanë ndjesi më për asgjë, vetëm për pushtet dhe për tu pasuruar?!

Jemi më keq se në kohën kur na ka pushtuar turku. Po bëjnë gjithçka që shqiptari të pakësohet.

Bëjnë çmos ti largojnë, ti vrasin me ushqime, me kriminelë, ti dobësojnë ekonomikisht me taksa!

PO NA VRASIN pa pikë mëshire politikanë krokodilë!