Jeta Osh Qef
Home

Shqiptarët trafikantë habisin policinë italiane, fshihnin kokainën në muret e…
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 08/11/2018 15:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

5 shqiptarë janë arrestuar mëngjesin e sotëm në komunën e Anagnit në Itali, pasi akuzohen se janë pjesë e një bande që trafikonte drogë.

Shqiptarët e arrestuar fshihnin dozat e kokainës në muret antike të ndërtesave historike në qytezën e Anagnit, e më pas e shisnin drogën tek klientët.

Policia i sulmoi pikërisht tek qendra historike e qytetit pasi zbuloi aktivitetin kriminal që kishte kohë që zotëronte trafikun e drogës në këtë zonë.

Kështu, sipas mediave italiane janë arrestuar : Anton Feza, 34 vjeç, Leonard Kasaj, 36 vjeç, Mezin Cinaj, 36 vjeç dhe shtetasja italiane Marina Todora, 43 vjeç.

Si dhe u dhë urdhër për arrest shtëpiak për dy shtetasit Agim Cepele, 43 vjeç e Përparim Tafa, 42 vjeç.