Jeta Osh Qef
Home

Vangjush Dako nxehet keq me Alibeajn: Ky i pafytyri vëllain e ka në…
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 08/11/2018 16:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme deputeti i PD Enkelejd Alibeaj tha se kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, duhet të arrestohet pas daljes së përgjimeve për kontakte të tij me të fortët e Shijakut gjatë fushatës elektorale. Sipas tij, ‘Edi Rama dhe Vangjush Dako kanë rënë në grackë, nuk po gjejnë qetësi nga makthi i dosjes 339’. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryebashkiakut të Durrësit, i cili e ka quajtur të pafytyrë deputetin e PD.

Kreu i Bashkisë Durrës shkruan se  Alibeaj “vëllain e ka të dënuar jashtë shtetit për krime të rënda, por i kërkon llogari të tjerëve për kushërinjtë e 15 apo për zgjedhësit e 15 mijte me të cilët flasin në telefon”.

Postimi i plotë i Vangjush Dakos:

Ou! Edhe Enkelejd Alibeaj do padi për gjyq kështu? Mos! Ky është me i pafytyri në fakt se ky vëllain e ka të dënuar jashtë shtetit për krime të rënda, por i kërkon llogari të tjerëve për kushërinjtë e 15 apo për zgjedhësit e 15 mijte me të cilët flasin në telefon! S’ka problem, padia direkt dhe pastaj flasim para gjykatësit, meqë edhe ky vemje e llojit të vet më legen, dashka drejtësi!