Jeta Osh Qef
Home

Ishin në varrimin e Kaçifas, ekstremistët grekë bllokojnë rrugën Gjirokastër-Kakavijë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 08/11/2018 17:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme është mbajtur funerali i ekstremistit grek Kostandinos Kaçifas i cili u vra nga policia shqiptare pasi qëlloi drejt tyre me armë.

Në funeral kanë marrë pjesë shumë ekstremistë të tjerë grekë të ardhur nga shteti fqinj.

Ata kanë ofenduar dhe sharë shqiptarët e madje kanë kërcënuar për vepra të dhunshme duke thirrur se "shqiptari duhet djegur".

Pak minuta më parë dhjetëra persona kanë bllokuar rrugën Gjirokastër-Kakavijë.

Pas ceremonisë mortore të zhvilluar në fshatin Bularat të Dropullit, ekstremistët me flamuj grekë dhe foto të Kaçifas kanë zbritur në aksin nacional dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Një denoncues që ka dërguar videon pranë redaksisë sonë shkruan:

Prsh jeta osh qef kjo vidjo eshte ber para 10min ne rrugen kryesore gjirokaster kakavie. Ne hyrjen e Bularatit ku njerzit kishin bllokuar rrugen e beni protesta e shanin shqiptaret me flamuj grek"