Jeta Osh Qef
Home

31-vjeçarja që po rinohet, por nuk po gjen dot shpjegimin
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 08/11/2018 19:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Alice Dawson, anglezja 31-vjeçare pretendon se çdo ditë po rinohet.

Ajo deklaron:

Kam diçka si Beniamin Button – deklaron gruaja për tabloidin The Mirror – besoj se po kthehem mbrapsht. Nuk e di përse, por në fotot e vjetra dukem më e madhe, ndërsa në të rejat dukem si një vajzë”.

Alice, nëna e dy fëmijëve, pohon se pi gjithnjë e më shumë ujë. Nuk ka asnjë sekret dhe nuk arrin që ta shpjegojë këtë rinim të papritur.

Ajo rrëfen:

Shpesh më kërkojnë kartën e identiteti kur dal. Askush nuk më ka akuzuar për gënjeshtare, por kur lexojnë datën time të lindjes , të gjithë më thonë”vërtetë?Më pëlqen fakti që më ngatërrojnë me një vajzë- vijon- por ndonjëherë më jep bezdi sepse më duket sikur ngjaj shumë e re. E di që kjo mund të duket një çmenduri, por ndonjëherë them ‘shpresoj që njerëzit të më marrin seriozisht, sikur të isha një e rritur’”.

Alice rrëfen se nuk e ka kuptuar ndonjëherë se po plaket, por kur kupton fotot shikon se kjo është tronditëse.

31-vjeçarja shton:

Ndoshta se në fillim nuk kishim produktet që kemi sot. Ndër të tjera, nuk e kisha idenë se si të bëja make-up. Të gjithë kemi të meta dhe duhet të mësojmë që t’i duam. Unë kam pika në fytyrë dhe shpresoj që të plakem në këtë mënyrë”