Jeta Osh Qef
Home

Bllokuan aksin Gjirokastër-Kakavijë, mes 9 të arrestuarve edhe Babis Karathanos
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 08/11/2018 20:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të Kostandin Kacifës në Bularat, aty ku edhe u qëllua për vdekje nga forcat RENEA pasi kishte qëlluar më parë në ajër dhe ndaj forcave të rendit, shtetasit grekë të ardhur enkas për këtë ceremoni kanë zbritur në aksin kryesor Gjirokastër-Kakavijë.

Mësohet se gjatë orëve të mbrëmjes, 9 nga këta persona janë shoqëruar nga policia e Gjirokastrës.

Burime nga policia bëjnë të ditur se shoqërimi i tyre u bë për shkak të bllokimit të rrugës dhe për verifikim të dokumentacionit.

Mes tyre është Babis Karathanos, emër i njohur për veprimtarinë e tij antishqiptare.

Mësohet se Karathanos nuk është lejuar të futet në kufi por duket se ai ka zgjedhur kalimin e paligjshëm të kufirit për të mos munguar në varrimin e Kacifas.

Jo vetëm kaq por Karathanos ishte gjatë gjithë kohës njeriu që inicionte thirrjet antishqiptare të pjesëtarëve të Agimit të Artë para ceremonisë mortore në qendër të fshatit Bularat.

Karathanos është emër i njohur për policinë shqiptare pasi edhe në incidente të tjera me karakter të tillë nacionalist në disa zona minoritare si Himara, ai ka qenë shumë aktiv.