Jeta Osh Qef
Home

Takimi i Thaçit dhe Vuçiç në Bruksel, presidentët dalin siç u futën
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 08/11/2018 20:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sapo ka përfunduar takimi trepalësh në Bruksel mes Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Nga ky takim, të dy presidentët kanë dalë pa një marrëveshje.

I pari nga takimi ka dal presidenti serb, i cili nuk ka ndaluar të flasë për mediat që ishin duke pritur për prononcime, por ka zgjedhur të flas vetëm për një medium serb.

Ai mësohet të ketë thënë se:

Serbia është e hapur për dialog, por edhe pala tjetër duhet të respektojë marrëveshjet”.