Jeta Osh Qef
Home

Rama: Refuzoj shprehjen “na erdhi greku”, kudo ka gomerë
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 08/11/2018 21:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e sotme, kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin Real Story të Sokol Ballës në Vizion Plus.

I pyetur lidhur me ngjarjen e Bularatit, Rama tha se:

Ne nuk jemi një vend ku luftohet me purgatorët. Ne jemi një vend, ku ndodhi sot diçka që ne e respektuam. Morëm masa ku u ndaluan dhe disa shtetas por unë refuzojë atë shprehjen “Na erdhi greku”. Kjo nuk është Greqia por është një segment folklorik. Dhe populli grek nuk është armiku ynë pasi shumë shqiptarë kanë gjetur strehë aty. Është një vend ku si në çdo vend disa gomerë veprojnë.”

I pyetur lidhur me thirrjet rraciste dhe mënyrën se si u zhvillua funerali, kreu i qeverisë tha:

S’është asnjë lloj heroi ai që merr armën dhe qëllon njerëz të pafajshëm. Minoriteti grek është I respektueshëm dhe janë qytetar të këtij vendi.  Qeveria greke ka pasur qendrime te qarta. Ngjarja nuk ndikon ne marredheniet tona"