Jeta Osh Qef
Home

12 ekstremistë grekë të arrestuar, Vangjel Dule u bën vizitë te burgu
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 08/11/2018 21:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme janë arrestuar 12 ekstremistë të Agimit të Artë të cilët ndodheshin në Bularat për varrimin e Konstandinos Kaçifas.

Ata përfunduan në pranga pasi protestuan duke bllokuar rrugën gjatë varrimit.

Gjatë emisionit “Open”, gazetarja Anila Hoxha ka bërë të ditur se deputeti i PBDNJ Vangjel Dule ka takuar ditën e sotme të arrestuarit.

Gjithashtu Hoxha tregoi se Dule ka kërkuar të takojë edhe ekstremistin antishqiptar të Agimit të Artë, Babis Karathanos, por nuk e kanë lejuar.

Ajo u shpreh:

Dule ka takuar 12 të arrestuarit, ka kërkuar të takojë edhe Karathanos por nuk ka mundur ta takojë pavarësisht kërkesës. Në fakt ende nuk dihet se si Karathanos ka hyrë në territoret shqiptare.”

Besohet se ekstremisti ka hyrë ilegalisht në territorin shqiptar, ndërsa 40 ekstremistë të jerë nuk ishin lejuar të kalonin në Kakavijë.