Jeta Osh Qef
Home

“Ekstremistët grekë po kërkojnë emrat e oficerëve që qëlluan Kostandinos Kacifas”
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 08/11/2018 22:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vrasja e minoritarit grek Kostandinos Kacifas në Bularat të Gjirokastrës ka ngjallur mjaft debate ditët e fundit.  Varrimi i tij ditën e sotme u shoqërua me inciente dhe deklarata anti-shqiptare.

Por gazetari Artan Hoxha ka thënë se Agimi i Artë dhe grupet ultranacionaliste greke po kërkojnë emrat e skuadrës së RENEA-s që ekzekutuan ushtarin grek.

Hoxha u shpreh në studion e emisionit ‘Opinion’ se shteti shqiptar nuk duhet t’i zbulojë emrat e policëve që kryen detyrën, pasi mund të ndodhë ndonjë hakmarrje.

Hoxha tha:

Po kërkojnë të identifikojnë emrat e skuadrës tonë të RENEA-s që kanë marrë pjesë në aksionin e eleminimit të Kostandin Kacifas. Do jetë një nga gabimet më të pafalshme të autoriteteve shqiptare dhe Prokurorisë nëse zbulohen emrat. Nëse ne do zbulojmë emrat e skuadrës që ishte në Bularat, ne do t’i ekspozojmë emrat e tyre përballë një hakmarrje.