Jeta Osh Qef
Home

Fotoja e stjuardesës bën xhiron e rrjetit, ushqeu me gji fëmijën e pasagjeres që s’kishte qumësht
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08/11/2018 23:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një stjuardesë që ndihmoi një foshnjë të uritur gjatë fluturimit ka bërë xhiron e rrjetit.

24-vjeçarja, Patrisha Organo, po punonte për një fluturim të brendshëm të mëngjesit në Filipine, kur dëgjoi të qarat pa pushim të fëmijës dhe vendosi të vepronte.

Ajo iu afrua mamasë, të cilës i ishte mbaruar qumështi pluhur dhe me dashamirësi u ofrua që t’i jepte qumësht gjiri fëmijës së saj në një pjesë tjetër të kabinës.

Patrisha ka një fëmijë nëntëmuajshe të quajtur Jade, kështu që tha se e kuptonte shumë mirë ankthin e nënës.

Ajo u shpreh:

Sapo dëgjova thirrjen e fëmijës, e dija se duhet të bëja diçka për të ndihmuar. Kur nëna e tij më tha se nuk kishte më qumësht pluhur për fëmijën e dija që mund të bëja diçka për ta ndihmuar."

Patrisha tha se nëna e fëmijës ishte mirënjohëse për ndihmën që i dha fëmijës së saj pasi ajo kishte qenë në aeroport që nga mbrëmja. Kjo ishte dhe arsyeja që nuk kishte më as qumësht.

Para largimit nga aeroplani, nëna mirënjohëse e falënderoi stjuardesën përsëri për të gjithë ndihmën e saj. /JOQ.al/