Jeta Osh Qef
Home

Strakosha fenomenal, bën pritjen e vitit me Lazion
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/11/2018 23:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Thomas Strakosha është padyshim një nga portierët më të mirë në botë dhe këtë po e tregon gjithmonë e më shumë me paraqitjet e tij te Lazio.

Skuadra e e tij ka arritur të marrë sonte një fitore të vyer në shtëpi përballë skuadrës së Marsejës me rezultatin 2 -1.

Megjithatë fitorja e sotme nuk ishte aspak e lehtë. Mund të kishte përfunduar edhe në barazim, po të mos ishte Strakosha.

Gardiani shqiptar ka bërë një pritje spektakolare në fund të ndeshjes duke shpëtuar skuadrën e tij nga goli i barazimit.

Nga mënyra si e ka shpëtuar portën, reagimi i Strakoshës është vërtet fenomenal. Për më tepër ndiqni videon:

Strakosha on Vidnews.