Jeta Osh Qef
Home

Turku realizon ëndrrën e jetës! Bëhet shqiptar në moshën 90-vjeçare
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16/11/2018 9:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kjo është historia e Fikret Tevfik Oktay, qytetar turk nga Ankaraja por me origjinë shqiptare nga babai i vet, i cili ishte ushtarak madhor në ushtrinë e perandorisë otomane e më pas në ushtrinë e Ataturkut me të cilin kishin miqësi personale.

Për shkak të luftërave të zhvilluara në rajonin e Ballkanit e më pas atyre botërore ishin shkëputur totalisht lidhjet me Shqipërinë.

Më pas vetëizolimi i Shqipërisë, i bëri të pamundura komunikimet me botën e jashtme.

Për vite me radhë familja e Oktayt dhe të afërmit e tyre në Shqipëri të cilët janë familja e ish-deputetit Flamur Çelaj, nuk e harruan kurrë lidhjen familjare.

Shprehja  gjaku nuk humbet rezulton të jetë e vërtetë dhe falë përpjekjeve të jashtëzakonshme nga të 2 anët, familja u ribashkua pas shumë viteve.

Kërkimet mes dy familjeve zgjatën vite të të tëra deri sa u gjetën.

Pavarësisht moshës, dëshira e 90-vjecarit për të pasur pashaportën shqiptare ishte një nga ëndrrat më të mëdha në jetën e tij .

Ai dëshironte që pjesën tjetër të viteve jetë që i kanë mbetur t’i jetojë si shqiptar. Pas marrjes së pasaportës shqiptare, familja Çelaj organizoi një festë tradicionale me motive shqiptare.

Tevfik është 90 vjeç dhe pasaportën e mori për atdhedashuri duke u dhënë kështu një leksion patriotizmi të gjithë shqiptarëve.