Jeta Osh Qef
Home

Mbushi xhepat me miliarda lekë nga fondet publike/ Ky është vëllai nga nëna i Fatmir Xhafajt
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 06/12/2018 12:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Emisioni "Top Story" mbrëmjen e djeshme transmetoi një dokumentar për jetën e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt.

Në këtë emision u transmetuan fakte dhe detaje nga jeta e Xhafajt, që opinioni publik nuk i dinte.

Ish-ministri Fatmir Xhafaj kanë një vëlla nga nëna. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe.

E keqa fillon në kohën kur Xhafaj mori postin e ministrit, pasi vëllai i tij gjatë kësaj kohe ka përfituar miliarda lekë nga fondet publike.

Alban Qazimi, vëllai nga nëna i Fatmir Xhafajt është aksioner në kompaninë private të Përmbarimit T.M.A, së bashku me Tedi Malavecin.

Brenda 1 viti, kompania e vëllait të Xhafajt, 10 fishon të ardhurat nga fondet publike, në 24 milione lekë. Dhe brenda 3 viteve, 2015-2018, i 70 fishon sërish përfitimet, duke kapur rreth 1.7 miliardë lekë të vjetra.