Jeta Osh Qef
Home

Kërcënohen me mungesa, studentët e Shkodrës dhe Elbasanit nuk e braktisin protestën
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 06/12/2018 14:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vala e protestave studentore tashmë ka përfshirë të gjithë vendin. Përveç Tiranës, protesta po zhvillohen edhe në Shkodër, Elbasan dhe rrethet e tjera.

Ndërkohë studentët e Elbasanit, janë kërcënuar me mungesa nga stafi i Universitetit, në mënyrë që të ndalin protestën. Këto kërcënime nuk i kanë bërë përshtypje studentëve, të cilët e kanë braktisur mësimin.

Mësohet se edhe një pjesë e pedagogëve të këtij Universiteti kanë braktisur mësimin. E njëjta situatë paraqitet edhe në Shkodër, ku studentët janë kërcënuar të mos protestojnë, gjithashtu kamerat dhe gazetarët nuk janë lejuar të futen brenda.

Ndërsa në kryeqytet, studentët kanë rrethuar godinën e ministrisë së Arsimit në ditën e dytë të protestës.

Ata janë shprehur se nuk do të tërhiqen nga protesta, pa u plotësuar të 4 kërkesat e tyre, ndërsa i kanë vënë ultimatum ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, që të japë një përgjigje deri në orën 16:00. Kjo e fundit pak më parë njoftoi heqjen e tarifave për provimet e mbartura.