Jeta Osh Qef
Home

Gazetari Blendi Fevziu bashkohet me studentët në protestë, preket nga rrëfimi i tyre
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 06/12/2018 16:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Protesta e studentëve shqiptarë ku sot vala e saj është shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit ka ngrohur zemrat e kujtdo që deri dje i pikëlluar mendonte që në këtë vend nuk ka më shpresë.

Të shumta janë figurat publike që kanë bërë thirrje që të gjithë të bashkohen me studentët sepse kërkesat e tyre janë të drejta, ndërsa sot protestat i është bashkuar edhe gazetari Blendi Fevziu.

Fevziu është parë mes turmës së studentëve para Ministrisë së Arsimit teksa ka dëgjuar kërkesat e tyre dhe është prekur nga rrëfimet e tyre për tarifat e larta që paguajnë në universitetet publike.

Sakaq, mesditën e sotme Fevziu ka postuar në Facebook një video nga momenti i protestës ku shkuan:

Respekt për studentët!"

Ndërkohë që figurat publike janë bashkuar, studentët e kanë bërë të qartë që dje se mes tyre nuk janë të mirëpritur politikanët e as deputetët e partive në vend.