Jeta Osh Qef
Home

Fuqia e 5 yjeve/ Firmoset marrëveshja që sjell në Shqipëri ‘mbretin’ e hotelerisë “Hyatt”
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 06/12/2018 18:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dita e sotme ka shënuar një hap të rëndësishëm drejt shërbimit të hotelerisë më cilësore në vend, teksa është nënshkruar marrëveshja për hapjen e hotelit të parë me 5 yje në Shqipëri.

Marrëveshja e menaxhimit u nënshkrua mes grupit “Hyatt Hotels Corporation” dhe grupit "Kastrati" për çeljen e një tjetër epoke të hotelerisë elitare ne vend përmes “Hayatt Regency and Residences”, dikur i quajtur Sheraton.

Kjo marrëveshje e cila u nënshshkrua nga Zv. Presidentit të "Hyatt Hotels Corporation" Takuya Aoyama dhe presidentit të grupit "Kastrati", Shefqet Kastrati,  premton të sjellë përmes për herë të parë në Tiranë një eksperiencë menaxheriale të bradit ndërkombëtar në fushën e hotelerisë dhe turizmit përmes një shërbimi dhe cilësie maksimale nga profesionistë që ndjekin standardet më të reja në këtë fushë.

Në fjalën e tij, Zv, Presidenti i grupit “Kastrati”, Leonard Kastrati, tha:

Kastrati Group nis një rrugëtim të gjatë me një nga brandet më të njohura ndërkombëtare të menaxhimit të hoteleve luksoze. Ndërsa për Shqipërinë, ky partneritet do të jetë një vlerë e shtuar dhe një prezantim edhe më dinjitoz. Zgjedhja e Hayatt nuk është e rastësishme; është një përputhje e filozofive tona për të bërë biznes. Ne kemi gati projektin për zgjerimin e kapacitetit të hotelit ekzistues dhe zhvillimin e vilave, në krah të hotelit, një projekt modern dhe bashkëkohor i ideuar nga Hayatt Hotel Corperation.”

Hoteli i parë me 5 yje në Shqipëri, “Hayatt Regency and Residences”, ka 150 dhoma luksoze, bare, restorante dhe sallën më të madhe për organizimin e eventeve në vend.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe krerët e qeverisë, të cilët e shquan marrëveshjen për menaxhimin e "Hayatt Regency and Residences” të një rëndësie të veçantë për zhvillimin e hotelerisë dhe turizmit në vend.

Kryeministri Rama u shpreh:

Hotelet dhe resortet me 5 yje janë elita e një industrie, jo thjesht sepse ofrojnë kushte shumë herë më të mira sesa nivelet e tjera, por sepse sjellin dhe shumë më tepër të ardhura. Mbështetja e hoteleve me 5 yje është pjesë e strategjisë së rritjes së kësaj industrie, në funksion të rritjes ekonomike dhe punësimit.”

Po ashtu, ministri i Turizmit, Blendi Klosi tha se “ofrimi i brandeve të reja është ofrues i besimit se Shqipëria i ka të gjitha potencialet e vërteta për t’u shndërruar në një destinacion turistik evropian”.

Sakaq, Zv. Presidenti i "Hyatt Hotel Corporations", Takuya Aoyama, e cilësoi Shqipërinë si një vend unik dhe të veçantë.

Aoyama tha:

Ne nga Hyatt firmosim shumë kontrata gjatë viteve , por që të kemi mundësi të shkojmë në një vend kaq unik sa Shqipëria është një rast shumë i veçantë. Ky është një vend me një natyrë madhështore e trashëgimi kulturore unike. Unë dua të premtoj se kur të hapet Hyatt Regency do të jetë një histori suksesi jo vetëm për Tiranën por edhe për miqtë tanë që do të punojnë me ne.”