Jeta Osh Qef
Home

Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas për vdekje drejtuesin e motomjetit
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 06/12/2018 18:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Nga informacionet paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në aksin rrugorë Vlorë-Orikum, pranë vendit të quajtur “Qafa e Luarit”.

Mësohet se tip “Fiat” me drejtues shtetasin V. B është përplasur me motomjetin e markës “Honda”.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit “Honda” me gjeneralitetet A.Ç, 63 vjeç, banues në Orikum

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit shtetasin V. B., 43 vjeç, banues në fshatin Dukat, për kryerjen e veprimeve të tjera proçeduriale të arrestimit të tij.

Foto ilustruese