Jeta Osh Qef
Home

Euro “bie përtokë”, prek nivelin më të ulët të 11 viteve të fundit
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 06/12/2018 20:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Euro ka prekur sot rënien më të madhe të 11 viteve të fundit në tregun vendas të këmbimit. Monedha e përbashkët europiane është këmbyer me vetëm 123.95 lekë dhe është shitur me 124.50 lekë.

Rënia e euros është shënuar nga dita në ditë me vlera në dukje të papërfillshme por që e kanë çuar në këtë pikë si pasojë e qarkullimit të madh të euros në Shqipëri.

Gjithashtu një faktor tjetër që ka sjellë dobësimin e euros është kërkesa e ulët për importuesit dhe tregtarët.

Ndërkohë që euro po shënon rënie, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me dollarin amerikan i cili është forcuar. Sot dollari u ble me 109.37 lekë dhe u shit me 110 lekë.
Ndërsa paundi britanik u ble me 139.17 lekë dhe u shit me 140 lekë.