Jeta Osh Qef
Home

“Marrin zemër” nga studentët, infermierët ultimatum Qeverisë: Do dalim në protestë
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 06/12/2018 20:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas protestave masive nga studentët, edhe shoqata e infermierëve në i ka vënë ultimatumin Qeverisë.

Ditën e sotme, shoqata ka bërë të ditur, se nëse Qeveria nuk mban premtimin për shpërblime e rritje pagash deri më datë 25 dhjetor do të ngrihen në protestë.

Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale, shkruhet:

Deri me daten 25 nese Infermieret ne te gjithe vendin marin shperblim dhe nuk mbahet premtimi per rritje page do ngrihen ne protesta deri ne bojkot te punes deri sa ta kuptojne vleren qe kane Infermieret. Te gjithe bashke mund te arrijme ne ate kauz qe te gjithe duam. Kushte pune me te mira; Paga me te larta; Shperblim per fundvitin; Siguri ne pune; Vleresim te punes dhe figures se Infermierit; Verifikim te dosjeve te cdo infermieri qe ata pa diplome e pa license te largohen e te punesohen ata qe e meritojne; Largimin e frymes se presionit dhe politizimit te profesionit te Infermiereve"

Shoqata e përmbyll njoftimin me paralajmërimin:

Këto e shume kerkesa qe kane Infermieret do parashtrohen ne ngritjen e te gjithe Infermiereve ne vend nese Qeveri qe eshte dhe çdo Qeveri nuk reagon per kete kategori punonjësish”