Jeta Osh Qef
Home

Harroi vajzën për 40 minuta të mbyllur në makinë, shqiptari e pëson keq
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 06/12/2018 20:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 30-vjeçar shqiptar në Itali ka humbur kujdestarinë e vajzës së tij 3-vjeçare pasi e la atë të mbyllur në makinë për më shumë se 40 minuta.

Shqiptari kishte lënë vajzën e vogël në makinë me xhama të hapur, teksa për 40 minuta po luante me makina të lojërave të fatit.

30-vjeçari ishte futur brenda lokalit "Monde", teksa i kishte mbyllur asaj dyert.

Autoritetet italiane, pasi u njoftuan për vendndodhjen e vajzës, e denoncuan shqiptarin me akuzën e braktisjes së personit.

Më pas, shqiptarit iu hoq kujdestaria e vogëlushes, e cila në momentin e gjetjes, ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Foto ilustruese