Jeta Osh Qef
Home

Aty ku “jeton” personazhi i tij, hiri i krijuesit të SpongeBob shpërndahet në det
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/12/2018 20:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Hiri i krijuesit të ndjerë të personazhit të animuar, SpongeBob SquarePants janë shpërndarë në det, pikërisht aty ku "jeton" edhe personazhi i tij.

Në një certifikatë vdekjeje të siguruar nga TMZ, është zbuluar se hiri i të ndjerit Stephen Hillenburg ishte shpërndarë 500 metra larg bregut të Kalifornisë pas djegies së trupit.

Shkaku zyrtar i vdekjes së Hillenburg raportohet të ketë qenë dështimi kardiopulmonar për shkak të ALS, e njohur gjithashtu si sëmundja e Lou Gehrig.

Krijuesi i personazhit të dashur për fëmijë, dhe jo vetëm, u nda nga jeta më 26 nëntor 2018 në moshën 57 vjeçare.

Hillenburg i ka konceptuar, shkruar, prodhuar dhe drejtuar seritë e animuara që filluan në vitin 1999 dhe “lulëzuan” në qindra episode, filma dhe një shfaqje Broadway. JOQ Albnania