JOQ Albania
Home

Gëzuar Krishtlindjen!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25/12/2018 8:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gëzuar Krishtlindjen!

Në këtë ditë të shënuar për besimtarët e krishterë, edhe klerikët e lartë kanë shprehur urimet e tyre.

Ashtu si çdo herë besimtarët katolikë u mblodhën për meshën e mesnatës, ndërsa besimtarë ortodoksë në orët e para të ditës.

Kjo ditë simbolizon lindjen e Krishtit, mrgjithëse dita dhe muaji i lindjes së Krishtit nuk dihen, por rreth shekullit të katërt kisha perëndimore zgjodhi datën 25 dhjetor, si një simbolikë për të përkujtuar ardhjen e Zotit në tokë në formën e njeriut, për të shlyer mëkatet e njerëzve.

Gjithsesi sot festa e Krishtlindjeve është zhveshur shumë nga simbolika thjesht fetare dhe në shumë vende, përfshirë Shqipërinë që doli nga një periudhë e gjatë ateizmi shtetëror, Krishtlindja festohet nga të tërë dhe është ditë pushimi zyrtare, ku familjet bashkë mblidhen përreth një dreke festive, për të shkëmbyer dhurata.