JOQ Albania
Home

I shkroi Metës për Gent Cakajn, gazetari:  Baton Haxhiu meriton internim
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 11/01/2019 12:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gent Cakaj që prej ditës së djeshme është kthyer në një mollë sherri, midis gazetarëve. Disa janë dakord me mosdekretimin e tij në krye të Punëve të Jashtme nga Presidenti Ilir Meta dhe disa kundër këtij vendimi.

Një prej tyre ka qenë edhe Baton Haxhiu, i cili ditën e djeshme i shkoi një letër presidentit Ilir Meta, ku shprehej se ky i fundit kishte gabuar, që nuk e kishte emëruar Cakajn si ministër.

Pas kësaj ka reaguar gazetari Ylli Dylgjeri. Sipas  tij Haxhiu duhet të internohet, ose të kthehet në fshatin ku ka lindur.

Postimi i plotë:

 Presidenti i Shqipërisë, mendoj se është edhe ai një urë. Një  urë e rëndësishme për vazhdimësinë  dhe lidhjen e kombit andej- këtej kufirit. Pra a nuk e meriton dhe ky shkarravitës një internim… në mos një rikthim në fshatin ku ka lerë?"