JOQ Albania
Home

I tha studentit “pederast mu*i, moderatorja: Kriminelëve shkojnë iu blejnë cigare, turp të kenë!
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 11/01/2019 13:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dhuna e paprecedentë e punonjësve të policisë, ndaj studentëve brenda ambienteve të  Fakultetit Ekonomik, ka shkaktuar reagime të ashpra në rrjetet sociale.
Edhe moderatorja Fatma Haxhialiu, e ka shpërndarë videon në profilin e saj në Facebook.

Ajo ka deklaruar se Policisë së Shtetit duhet t’i vijë turp. Para studentëve ata bëjnë të fortët, është shprehur moderatorja, ndërsa kriminelëve të vërtetë u blejnë cigare.

Reagimi i poltë i moderatores: 

(E hodha serish videon, qe te degjoni ne fund #policineqeduam duke ju drejtuar studentit: Pederast muti!) Bravo policia jone, shkojne e bejne te fortet me studentat se me kriminelet e vertet, jo rrine urte po shkojne e u blejne cigare madje. Turp t’ju vij!!!!
Sot ne mengjes policia ka hyre brenda ne Universitet duke sulmuar studentet. Po mire sa e ligjshme eshte kjo, te nxjerresh zvarre studentet? Te ndalosh protesten me dhune? Cfare do Polocia e shtetit brenda ambjenteve te Universitetit? Po ky Universitet ku i ka drejtuesit, qe lejon te tilla maskaralleqe?
Apo ata perfituan nga rasti i “pushimeve” dhe po shlodhen ne ndonje ishull te ngrohte, me xhepat e fryre nga rryshfetet…Nderkohe ju rikujtoj qe gjysma e vendit ka pezulluar mesimin, sepse temperaturat ne klasa jane nen 0 dhe gjysma tjeter ben mesime me kapuc dhe dorashka. Prinderit madje thone se cojne ngrohese nga shtepia ne klasat e me te vegjelve!!!
Kjo eshte panorama e shkolles migjeniane ne Shqiperine e 2019!!!! Ah sa per panoramen e organeve te drejtesise, po ju rikujtoj gjyqtarin pervers qe pervec 500€ e donte dhe nje te shtrengume “fort” se po vdiste te bente nji dore dashni,me nenen e shkrete, qe kerkonte te drejten per te marre femijet e vet!!!!
Protesta e studenteve eshte e vetmja rreze shprese ne kete vend te marre fund, mos guxoni ta prekni! "

E paprecedentë në Fakutetin Ekonomik, Policia dhunon studentët on Vidnews.