JOQ Albania
Home

Pamje e mjerueshme/ Nxënësit në mësim me këmbët akull, kapuçë e doreza
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11/01/2019 14:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjendja e mjerueshme e shkollave të Shqipërisë pasqyrohet këto ditë të ftohta të fytyrat e pafajshme të nxënësve që përpos temperaturave të ulëta dhe mungesës së ngrohjes në klasa frekuentojnë mësimin.

Një foto e trishtë vjen nga shkollat e bashkisë së Beratit, ku nxënësit janë prezentë në klasa me xhupa e doreza, ndërsa prindërit fajësojnë bashkinë për këtë situatë, duke deklaruar se nuk ngrohen fëmijët me një rezistencë.

Këmbët e tyre qëndrojnë të ftohta, ndërsa zgjidhja nga bashkia nuk duket se do të mbërrijë.