JOQ Albania
Home

Reagon Lleshaj: Universitetet janë të paprekshëm, drejtuesit e tyre kërkuan ndihmë
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 11/01/2019 15:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka bërë një deklaratë para mediave, lidhur me përplasjen e dhunshme të policisë me studenët.
Lleshaj është shprehur se univirsitetet janë të paprekshëm nga çdo formë e krimit, dhunës apo e pasigurisë.

Deklarata e Lleshaj-t:

Kemi të bëjmë me një grup të vogël studentësh, kanë vendosur që të vijojnë me një formë tjetër protestën e tyre. Organeve të sigurisë nuk u lejohet të veprojnë siç edhe vepruan sot.
Veprimet e studentëve shkojnë përtej protestës së dhjetorit. Universitetet janë të lira për këdo, ndaj bëj thirrje që universitetet të jenë sa më të lira.
Mbrëmë ka patur një kërkesë nga drejtuesit e universiteteve për ndihmë.
Ligji i garanton autonominë universiteteve paprekshmërinë e tyre. Ne kemi patur këto ditë shqetësime për bllokimin e universiteteve."