JOQ Albania
Home

Akuzat për përdhunimin dhe vrasjen e studentes greke, rëndohet situata për Aleksandër Lucën
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/01/2019 15:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Aleksandër Luca, i riu shqiptar i cili akuzohet për abuzim seksual dhe vrasjen e studentes Eleni Topaloudi sëbashku me shokun e tij grek, po përballet me akuza të reja.

Ndaj tij janë regjistruar tre denoncime të tjera për përdhunim dhe tentativë përdhunimi. Tre adoleshente të moshave 17 dhe 18 vjeç, kanë akuzuar të riun shqiptar se i ka ngacmuar në të kaluarën. Pavarësisht akuzave, ato nuk kanë depozituar kallëzim penal ndaj 20-vjeçarit.

Aleksandër Luca dhe shoku i tij grek Manolis Koukouras, akuzohen se kanë abuzuar seksualisht me më pas kanë dhunuar për vdekje studenten, Eleni Topaloudi. Më pas ata e kanë hedhur trupin e saj në det.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore rezultoi se studentja kishte ndërruar jetë si pasojë e mbytjes. Kjo ngjarje është regjistruar në ishullin Rodos, në fund të nëntorit të 2018-ës.

Kujtojmë këtu se, i riu shqiptar, pak kohë më parë u dhunua në qeli nga një grup të burgosurish. Lidhur me këtë ngjarje autoritetet greke kanë hapur hetim ndaj gardianëve të burgut, pasi dera e qelisë së shqiptarit ishte e hapur.

Sipas mediave greke, Luca dhe Koukouras ndodhen në të njëjtën qeli, por nuk flasin me njëri-tjetrin.