JOQ Albania
Home

“Gent Cakaj ka paraqitur në zyrën e Ramës dorëheqje të parevokueshme, por ka një plan B!”
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 11/01/2019 16:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Historiani dhe ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “360 gradë”.

Ai është shprehur se pas mosdekretimit të tij si kryediplomat, Gent Cakaj i ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme kryeministrit Edi Rama.

Historiani ka shtuar se ngjarja ka ndodhur disa orë pasi Meta ka vendosur mosdekretimin dhe fill pas tensioneve të shumta që u krijuan mbi emrin e shqiptarit nga Kosova.

Më tej ai ka thënë se duke e njohur tipin e kryeministrit Rama, ai do të përpiqet të bëjë një zgjidhje sui-generis që e ka patur në mendje si plan B, që nga momenti kur Presidenti e shtyu më tej shdekretimin e Bushatit.

Deklarata e Milos:

Unë personalisht mendoj që me gjithë respektin që kam ministrin Bushati, mendoj që vendimi i Ramës për ta larguar nga qeveria është përfundimtar.
Besoj që nuk do të jetë më pjesë e qeverisë. Sa i përket zëvendësimin e z.Bushati, unë do t’ju them që opsionet mund të jenë dy-tre. Me sa jam në dijeni z.Cakaj i ka dorëzuar sot dorëheqjen kryeministrit.
Dorëheqja sipas informacionit që kam unë, është e parevokueshme në rastin kur z.Cakaj do mbesë në pozitën e zv/ministrit të Jashtëm.
Unë mendoj se janë disa variante të njohura të qeverive nga vitet e mëparshme. Një variant mund të jetë varianti grek i Cipras që Rama të bëhet edhe ministër i Jashtëm. Varianti i dytë mund të jetë një propozim i ri i kryeministrit për ministër të Jashtëm.
Duke njohur vullnetin dhe tipin e kryeministrit Rama, besoj se ai do të përpiqet të bëjë një zgjedhje sui-generis që e ka pasur mendje si plan B që nga momenti kur Presidenti e shtyu për më tej shdekretimin e z.Bushati."