JOQ Albania
Home

Gallatë në Pashaliman, vidhen 8 mijë euro armë brenda bazës ushtarake
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11/01/2019 16:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Disa armë zjarri automatike janë vjedhur në bazën ushtarake të Pashalimanit në Vlorë.

Të dhënat paraprake bëjnë me dije se numri i armëve të grabitura është 3, vlera e të cilave shkonte rreth 8 mijë euro, ndërsa mësohet se janë shoqëruar pesë persona, të gjithë punonjës pranë bazës ushtarake.

Mësohet se grabitja e armëve është konstatuar gjatë mbrëmjes së të enjtes, datë 10 janar. Armët kanë qenë të sistemuara në një depo të bazës ushtarake, ndërsa dyshohet se grabitësi është person i brendshëm i bazës ushtarake.

Policia ka siguruar edhe kamerat e bazës ushtarake, por nuk ka mundur të identifikojë autorët për shkak se depoja ku ruheshin armët nuk monitorohej.

Foto Ilustruese