JOQ Albania
Home

Kërkon largimin nga Interi, zbulohet rroga e Ikardit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/01/2019 20:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mauro Ikardi po kërkon me ç’do kusht largimin nga Interi.

Sulmuesi argjentinas nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me zikaltërit pasi e josh një ofertë nga Real Madridi.

Gjithsesi, pavarësisht irritimit të tifozëve zikaltër, ndoshta sulmuesi i njohur ka të drejtë.

Ai ka një rrogë relativisht të ulët, duke krahësuar me rendimentin e tij në fushën e lojës.

Kapiteni i Interit përfiton 4.5 milionë euro në sezon ç’ka e bën të jetë lojtari i dhjetë më i paguar në Serinë A.

Ndoshta kjo rrogë e ka deturuar argjentinasit të kërkojë një ekip të ri që do i ofronte dyfishin, apo trefishin e rrogës.

E kush tjetër veç Realit do ia përmbushte kërkesat Mauros?