JOQ Albania
Home

Ramës nuk i del e keqja: Faqen zyrtare nuk e përdor Meta, ia ka marrë Monika
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11/01/2019 21:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryeministri Edi Rama nga studio e emisionit "Zonë e Lirë" e Arian Çanit, ka sulmuar Presidentin Ilir Meta, pasi ky i fundit ka refuzuar dekretimin e Gent Cakajt, në krye të Punëve të Jashtme.

Pas publikimit të Metës paraditen e sotme në "Facebook", i cili i bëri me dije Ramës që nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës, Kryeministri ka thënë se  ai postim nuk duhet marrë seriozisht.

Sipas Ramës atë mund të mos e ketë shkruar Meta, por Monika i ka marrë passwordin e "Facebook-ut" dhe i përdor faqen zyrtare.

Rama tha:

Unë i kërkoj publikut që të mos e marrë seriozisht. Sepse ose faqen zyrtare të Metës nuk e përdor ai, ose e përdor Doktorresha e shkencave, me dy rr, ose i ka marrë passwordin e FB dhe ka shkruar për të, ose pastaj Iliri është në atë gjendje që e kam parë edhe më parë, që bën thirrje që populli të marrë armët, se i hap gropën vetes me vendime irracionale, kur duhet të marrë nishan gojën kur ha se i shkon luga huq. Kështu që nuk duhet marrë seriozisht ai tekst".