JOQ Albania
Home

Skuadra angleze hap dyert e stadiumit që të flenë të pastrehët
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20/01/2019 7:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Londra këto ditë të ftohta të dimrit është kapur nga temperaturat e ftohta dhe jetesa për të pastrehët bëhet akoma edhe më e vështirë.

Crystal Palace ka hapur dyert e stadiumit për personat e pastrehë. Disa prej dhomave të stadiumit janë transformuar në dhoma gjumi, ku secila prej tyre do të mund të mirëpresë deri në 10 persona që flenë rrugëve.

Në stadium këtyre personave do t’u ofrohet ushqim dhe mund të përdorim edhe banjot.

Me pak fjalë stadiumi i Crystal Palace do të kthehet në një tip qendre sociale për të pastrehët, gjest ky mjaft i veçantë.

Kryebashkiaku i Londrës u shpreh:

Ky është një shembull që duhet ta ndërmarrin edhe klubet e tjera angleze”.

Të pastrehët kanë nisur të akomodohen brenda dhomave të krijuara posaçërisht për ta në ambientet e stadiumit të Crystal Palace.

Drejtuesit e skuadrës deklaruan:

Jemi të lumtur që bashkëpunojmë me Bashkinë dhe të ndihmojnë njerëzit që kanë nevojë, në mënyrë që të kalojnë në kushte më të mira këto muaj të ftohta të dimrit”.