JOQ Albania
Home

Bebe Rexha “shpërthen” ndaj stilistëve të njohur: Nuk pranojnë të më veshin se jam e “madhe”, ikni…
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 22/01/2019 12:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha ka reaguar e revoltuar ndaj disa stilistëve, që sipas saj, kanë refuzuar të stilojnë veshje për të pasi ajo ka përmasa të mëdha.

Me anë të një videoje të postuar në llogarinë e saj në Instagram, Rexha flet e xhindosur për shtëpitë e modës, që sipas saj, bëjnë dallime në bazë të përmasave trupore.

Ylli i popit u nis konkretisht nga eventi i "Grammys", ku si duket paska hasur probleme për veshjen, me të cilën do të dilte në tapetin e kuq.

Ndër të tjera, Bebe thotë në videon e saj:

…Skuadra ime iu drejtua disa stilistëve të njohur për veshjen time, dhe shumica e tyre nuk duan të më veshin pasi jam shumë e madhe. Fjalë për fjalë, ‘shumë e madhe’… Nëse masa ime është shumë e madhe atëherë unë nuk dua t’i vesh fustanet tuaja.. se ajo që po thoni ju është që të gjitha gratë në botë që janë mbi masën 8 nuk janë të bukura dhe nuk mund t’i veshin fustanet tuaja…”

Bashkëngjitur me videon, këngëtarja kishte shkruar se këta stilistë duhet t’i inkurajojnë vajzat dhe gratë që ta duan trupin e tyre dhe jo t’i bëjnë që të ndihen keq nga përmasat që kanë. JOQ Albania