JOQ Albania
Home

“S’kam fuqi të luftoj me ta”, 23-vjeçarja rrëfen pse po ikën nga Shqipëria
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 06/02/2019 16:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Opinion i ardhur në redaksinë e JOQ Albania

E dua shumë gjuhën shqipe, në fund të fundit në këtë gjuhë kam  thënë nënë, baba. Në këtë gjuhë kam thënë më dhemb, kam thënë jam e lumtur, kam thënë të dua… e nuk e di se do jetë kur të jem larg, në Berlin ku nuk do të flas gjuhën time, por gjermanisht. Kam zgjedhur të iki nga ky vend sepse nuk mundem më të luftoj me ta.

Nuk mundem të luftoj me klasën politike të këtij vendi. Para tre vitesh kisha ëndërra të mëdha e mendoja se do t’i arrija të gjitha këtu në Shqipëri, por jo.

Nuk e mohoj as që i kam fajësuar ata të rinj që ikinin  nga Shqipëria, por tani i kuptoj. Këtu nuk mundesh… Mua m’u mohua arsmimi që dua. Profili i masterit që unë dua në Shqipëri nuk egziston.

E arsyeja më e madhe, që po më bën të iki është "SHËNDETËSIA FALAS". Para një viti e gjysëm u diagnostikova me një sindromë, që njihet si verozja poliçistike, që do të thotë se në trupin tim krijohen kiste që mund të kthehen dhe në kancerogjene. Gjatë kurimit tek një nga gjinekologët më të kushtueshëm në Tiranë dëgjova fjalët:

Ti vajzë je me fat se po t’i dërgojnë ilaçet nga Italia. Njëra që i ka blerë në Tiranë, i kanë rezultuar të skaduara, do i heqim mitrën sepse i është kalbëzuar".

Unë nuk pata fatin e saj sepse miku im që studion për mjekësi në Itali më niste ilaçe çdo muaj, kur vajza që mori mjekim në Tiranë nuk do të bëhet nënë.

Po jeta kulturore? Është vrarë e gjitha. Nuk ka më teatër ka vetëm kafe, kafe, kafe dhe kafe. A e kemi ne të rinjtë fajin për këtë? JO! Pse? Sepse këtu kultura nuk promohohet, libri shihet si objekt. Nuk kam parë asnjë kryeministër të shkojë në inagurimin e një biblioteke, nuk kam dëgjuar askënd në parlament të flasë për librin. Kam dëgjuar vetëm fjalor banal.

Mendova se do ja dilja të luftoja me ta, por jo.  Zgjodha të iki, sepse nuk mundem më dhe e di si mua ka shumë. Mbase është një zgjidhje egosite, po nuk shikoj më dritë dhe shpresë dhe më besoni se një njeri nuk jeton dot pa shpresë për të ardhmen.