JOQ Albania
Home

“Shqiptarët, kafkë-sheshtët me Mercedesa të zinj”, reagon ashpër reperi: Pafsha gjithmonë shqiptarë tu ia mjel c*cat Evropës!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09/02/2019 16:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme një shkrim i gazetës zvicerane "Weltwoche" mori dhenë në rrjet.

Aty flitej për stereotipizimin e shqiptarëve në sytë e zviceranëve, se si këta të fundit paraqiten në shoqëri.

Ky artikull ishte shoqëruar me nota racore dhe konotacion negativ mbi çiftin e reperëve shqiptarëve shumë të suksesshëm jashtë vendit Loredana dhe Mozzik.

Për reperen gazeta e përshkruante si një  një kukull që transmeton gjithë paragjykimet, klishetë dhe stereotipat që qarkullojnë kundër shqiptarëve në shoqërinë zvicerane.

Ndërsa për Mozzik kishin shkruar se gjatë kohës kur jetonte në Ferizaj, me siguri shikonte ëndrra si çdo burrë i zakonshëm shqiptar, me një Mercedes dhe një nuse të bukur në sediljen pranë shoferit duke ecur nëpër botën e të pasurve, ndërsa bagazhi ishte plot me para.

Reperi ka reaguar në lidhje me këtë shkrim të gazetës ku nuk mohon se është krenar që është shqiptar duke e përmbyllur me një shprehje të fortë.

Ai shkruan:

Maspari, krenar qe jom Shqiptar. Pastaj edhe n’shtetin Gjerman nuk po mungon perkrahja. Së bashku me gruan Loredana kapëm vendin e dyte ne gjithe Gjermanine per shitjen e kenges " Romeo&Juliet.” Faleminderit të gjithëve. Pafsha gjithmonë shqiptarë tu i’a mjel c*cat Evropës.".