JOQ Albania
Home

Tërmet 6 ballë, City i jep leksione futbolli Chelseat
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/02/2019 19:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Manchester City ka mposhtur para pak minutash Chelsean me rezultat të thellë, 6-0 në Etihad Stadium në një ndeshje të mbushur me spektakël.

Aguero ishte padyshim ylli i ndeshjes, pasi arriti të realizonte het-trik (13’, 19’ dhe 56’).

Raheem Sterling ishte gjithashtu në top formë, duke arritur që të shënojë gola (4’ dhe 80’), ndërsa në listën e golashënuesve u fut edhe Ilkay Gundogan (25’).

Pas javës së 26-të, Manchester City është në vendin e parë me 65 pikë, po aq sa ka edhe Liverpooli në vendin e dytë, por kanë një ndeshje më shumë se të kuqtë.

Ndërsa, Chelsea ka rënë në vendin e gjashtë me 50 pikë, aq sa ka edhe Arsenali në të pestin. Shkarkimi i Sarrit tashmë duket i sigurt.