JOQ Albania
Home

Për të gjithë ata që u pëlqejnë gjërat “serioze”, dalin në shitje pantallonat transparente
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/02/2019 0:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Blerësit kanë mbetur të habitur nga produkti më i fundit nga ASOS, më konkretisht,  një palë pantallona luftarake tërësisht të tejdukshme.

Ndërsa veshjet e tejdukshme nuk janë saktësisht një trend i ri, ASOS ka vendosur që ta çojë tejdukshmërinë në një nivel tjetër me pantallonat e çuditshme.

Pantallonat e reja, që nuk lënë në asnjë cep vend për imagjinatën, kushtojnë 40 pound, jo pak duke pasur parasysh që janë ndërtuar thjesht me një copë të tejdukshme.

Përshkrimi i produktit thotë se pantallonat janë perfekte për ata persona që duan të jenë pak ndryshe nga e gjithë turma.

Gjithsesi, ndjekësit e modës në Twitter janë shprehur kryesisht të pakënaqur nga pantallonat e reja dhe nuk janë shumë të sigurt nëse dikush do marrë mundimin t’i blerë.