JOQ Albania
Home

Dua Lipa bën krenarë shqiptarët, “rrëmben” dy çmime Grammy
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 11/02/2019 8:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dua Lipa na ka bërë të gjithëve krenar, pasi ka arritur të fitojë dy çmime “Grammy”. Lipa ka fituar çmimin si "Artistja e re më e mirë" dhe "Kënga me e mirë në zhanrin Dance".

Pas kësaj këngëtarja shqiptare ka postuar në Instagramin e saj një foto, ku shfaqet me dy trofetë e çmimeve në duar.

Krahas kësaj fotoje ka shkruar:

Jam artiste me dy çmime Grammy!!! Jam shumë e përulur dhe mirënjohëse në këtë moment. I dërgoj shumë dashuri fansave të mi, familjes sime, ekipit tim, të gjithë artistëve të mahnitshëm me të cilët kam punuar dhe bashkëpunuar. Një ëndërr e vërtetë është realizuar! Faleminderit!!”

Mesa duket mbrëmja e djeshme ka qenë e paharrueshme për Duan dhe ne mund të themi vetëm se jemi shumë krenar për të.