JOQ Albania
Home

Mori dritën jeshile nga Veliaj, firma e cila do të mbledhë tarifat e parkimit me pronar ish-ministrin gjeorgjian të dënuar për lidhjet me krimin
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/02/2019 13:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

“Pay and Go shpk” është kompania, të cilës Bashkia e Tiranës i ka dhënë të drejtën për mbledhjen e tarifave të parkimit.

Kjo kompani është e lidhur me ish-ministrin gjoergjian, David Kerazhvili, i cili është dënuar për lidhje me krimin.

Siç ka zbuluar Shijak Tv, “Pay and go” u regjistrua në Shqipëri në 2015-ën, me pronar kompaninë “Untag Community”.

Kjo e fundit është regjistruar në Angli më 11 gusht 2014, me pronar shtetasin gjeorgjian Dimitri Chikovani.

Ndërsa administrator i kompanisë është shtetasi tjetër gjeorgjian Otar Mgeladze.

Kjo është lëvizja më e fundit e Erion Veliajt e kryer të enjten e 31 janarit.

Materialin e plotë mund ta lexoni (këtu)