JOQ Albania
Home

“U tërhoq zvarrë deri te recepsioni”, si e rrahën mjekun në QSUT
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/02/2019 12:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mjeku infeksionit, Pëllum Pipero, ka dënuar dhunën e ushtruar mbrëmë ndaj mjekut roje në QSUT.

Ky i fundit u tëroq zvarrë deri te recepsioni dhe u dhunua nga një pacient.

Pipero ka dënuar aktin, ndërsa ka treguar edhe dinamikën e ngjarjes.

Sipas tij, personi që ka dhunuar mjekun ka kërkuar një shërbim që nuk ofrohet në QSUT.

Më tej Pipero ka shtuar se përtej kësaj, ky person ka dashur të ta marrë shërbimin pa radhë.

Pipero tha:

Është tërhequr mjeku zvarrë deri te recepsioni dhe është dhunuar në mënyrë shtazarake. Personi që ka ardhur ka kërkuar një shërbim që nuk ofrohet në QSUT, së treti edhe pse ka kërkuar një shërbim që nuk ofrohet, ka kërkuar ta bëjë pa radhë. Në këtë mënyrë ka dhunuar mjekun. Stafi mbrëmë ka përballuar 155 urgjenca. Akte të tilla duhen dënuar.