JOQ Albania
Home

U zgjat 1.5 cm në javë me këto teknika popullore, zbulohet sekreti si të zgjatemi
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11/02/2019 13:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Zgjatja me disa centimetra është një dëshirë që të shumica prej nesh duan ta bëjnë realitet. Sidomos ato vajza apo djem që gjithnjë janë vënë në lojë nga miqtë e tyre për gjatësinë.

Tashme falë disa metodave popullore efektive një blogere e njohur angleze tha se ishte zgjatur me 1.5 cm në javë.

Kjo falë ushtrimeve që realizojnë shtrirjen e shtyllës kurrizore dhe rritjes së lartësisë së diskut ndërvertebral me 1-2 mm. Postura e saktë do të shtojë një tjetër 2.5 cm në lartësinë tuaj.

Si është e mundur?

Ju në fakt zgjateni edhe kur jeni në gjumë. 10 minuta shtrirë në shpinë ju shton 5 mm lartësi. Kjo ndodh për shkak të zvogëlimit të shpinës gjatë ditës dhe kthimit të saj në formë kur shtriheni.

Ju mund ta bëni këtë që të zgjasë, përmes ushtrimeve të caktuara, edhe pse mbani mend se një i rritur, zonat e rritjes së të cilit janë mbyllur (> 25 vjeç) nuk do të ketë ndonjë rezultat të habitshëm.

Kjo e bën më të lehtë rritjen.

Çfarë duhet të keni parasysh?

Disa faktorë të tjerë që ndikojnë në lartësinë tuaj përfshijnë:

– Dietën tuaj ushqimore

– Gjumin e plotë

Për t’u zgjatur edhe më shumë, duhet të konsumoni sasi të mjaftueshme të kalciumit, hekurit, vitaminës D dhe elementeve të tjera dhe vitaminave që trupit tuaj i duhen që të funksionojë siç duhet.

Ju duhet të flini në një sipërfaqe të sheshtë dhe të fortë, shkruan “supershendeti”. Është mirë të gjeni dyshekun e duhur ortopedik dhe një jastëk që ju përshtatet.

Të gjitha këto do t’ju ndihmojnë të zgjateni pak më shumë dhe të mbani posturën tuaj të përsosur.