JOQ Albania
Home

Flet Elon Musk: Ja për sa para do t’i shpërngul njerëzit nga Toka për në Mars
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 13/02/2019 23:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në një të ardhme të largët, nëse doni të shpërnguleni për në Mars do u duhet të paguani më pak se 100,000 dollarë. Të paktën kështu ka deklaruar Elon Musk, dhe kthimi do të jetë falas nëse nuk iu pëlqen planeti i kuq.

Themeluesi miliarder i firmës private SpaceX shpreson që një ditë kompania e tij do mund të dërgojë qytetarë të Tokës në Mars me shpresën se do mund të jetojnë atje.

Dhe, sipas tij, një udhëtim do të jetë relativisht i lirë, edhe pse varet nga fakti se sa njerëz do duan të shkojnë.

I pyetur në Twitter rreth çmimit të udhëtimit, Musk u shpreh se do të jetë aq i përballueshëm sa një familje mund të shesë shtëpinë që ka në Tokë dhe me ato para mund të zhvendosen për në Mars.

Ai deklaroi:

Do të varet nga numri i personave, por unë jam i sigurt se udhëtimi për në Mars (bileta e kthimit është falas) një ditë do të kushtojë më pak se 500 mijë dollarë dhe ndoshta edhe nën 100 mijë dollarë. Një çmim mjaftueshëm i ulët sa shumica e njerëzve në ekonomitë e përparuara mund të shesin shtëpinë e tyre në Tokë dhe të shpërngulen në Mars nëse duan".