JOQ Albania
Home

“Shefi i madh ka filluar t’më ngacmojë, s’di si të veproj”
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 17/02/2019 19:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ngacmimi nga shefi i saj e kanë shtyrë një vajzë që të tregojë për JOQ Albania historinë e saj.

Vajza rrëfen se prej disa vitesh punon në Athinë, në një zyrë avokatie, por së fundmi shefi i saj ka filluar ta ngacmojë.

Ajo thekson se është në një lidhje serioze me një djalë shqiptar, prej 5 vitesh tashmë, por sërish i druhet faktit nëse duhet t’ia tregojë të vërtetën apo duhet të presë që ta "heq qafe" vetë shefin.

Vajza kërkon mendimin tuaj.

Mesazhi i plotë:

Prsh JOQ. Ju lutem postojeni historine time. Jam nje vajze 22 vjec qe jetoj ne Athine. Kam mbaruar juridikun ketu ne Athine dhe tani punoj si ndihmes avokate ne nje zyre te njohur avokatie. Me punen jam sh e kenaqur. Prb im eshte se shefi i madh ka disa kohe qe ka filluar te me ngacmoje. Une jam ne nje lidhje serioze me nje djale shqiptar prej 5 vitesh. Kam reaguar ashper ndaj shefit per sjelljen e tij karshi meje. Nuk di si te veproj: te kerkoj ndihmen e te dashurit tim apo te luftoj vete deri sa ta ‘heq qafe’ shefin. Ju lutem anonim dhe mos ofendoni."